BotaLajme

Rekord në Europë: Spanja sekuestron 30 ton kokainë pranë Ishujve Kanarie

euronews_albania Policia spanjolle ka sekuestruar 30 ton kokainë nga një anije pranë Ishujve Kanarie. Sasia e drogës bën që ky të vlerësohet si një nga operacionet më të mëdha të kapjes së drogës në Europë. Gjykata e Lartë e Spanjës njoftoi se 23 anëtarët e ekuipazhit të anijes janë arrestuar.

Anija “Arconian”, me flamur të Ishujve Komore, u ndalua nga forcat e Guardia Civil më 1 maj. Sipas autoriteteve, ngarkesa e drogës kapte vlerën e mbi 812 milionë eurove.

Sasia e sekuestruar tejkalon rekordin e mëparshëm europian prej 25 tonësh kokainë të zbuluar nga policia gjermane në portin e Hamburgut në qershor të vitit 2024. Ajo është gjithashtu më shumë se dyfishi i rekordit të mëparshëm të Spanjës, ku vitin e kaluar u sekuestruan 13 ton kokainë të fshehura në një ngarkesë me banane nga Ekuadori në Algeciras.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *