BotaTë fundit

Më shumë se 50 të vdekur në Somali pas një sulmi me bombë

Somalia ka përjetuar një nga sulmet më të rënda terroriste. Më shumë 50 njerëz raportohet të jenë vrarë nga një makinë-bombë, në orën e pikut, në kryeqytetin e Somalisë.

Shpërthimi ndodhi në një pikë kontrolli në një kryqëzim të zënë në Mogadishu, transmeton KTV.

“Shpërthimi ishte shkatërrues dhe, pos shumë të vdekurve, pati shumë të tjerë të plagosur”, thuhet në njoftimin e autoriteteve në Somali.

Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësi për sulmin. Sidoqoftë, militantët e grupit al-Shabab shpesh kanë kryer sulme në këtë shtet.