Armiku më i madh i veturës elektrike – nxehtësia apo i ftohti ekstrem?!
Një raport i ri thekson tani se sa shumë temperaturat e larta dhe të ulëta e ulin autonominë e veturave elektrike.
Një studim i gjerë i Klubit Amerikan të Automobilave (AAA) tregon se i ftohti ekstrem ka një ndikim të madh në performancën e veturave elektrike.
Kur temperatura bie rreth shtatë gradë nën zero, autonomia bie deri në 39 për qind në krahasim me vozitjen në mot të butë pranveror. Kjo ndodh kryesisht sepse proceset kimike të baterisë ngadalësohen, ndërsa ngrohja e kabinës kërkon sasi të mëdha energjie.
Edhe nxehtësia e verës ndikon te veturat elektrike, por efekti është dukshëm më i vogël. Në 35 gradë Celsius, autonomia ulet vetëm rreth 8.5 për qind, kryesisht për shkak të konsumit të energjisë nga klima e veturës.
Studimi tregon se humbja kimike e baterisë në të ftohtë përbën vetëm rreth 10–12 për qind të humbjes së autonomisë. Pjesa tjetër vjen kryesisht nga konsumi i energjisë për ngrohjen e kabinës.
