Të fundit

Trupi Koordinues del me njoftim për dështimin e takimit me kryetarin e KKSh-së

TRUPI KOORDINUES DEL ME NJOFTIM PËR MOS MBAJTJEN E TAKIMIT NË SELINË E KKSH-së

Kryetari i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Dr. Aleksandar Martinoviq, së bashku me ushtruesin e detyrës së drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues, Nenad Mitroviq, sot kanë ardhur në selinë e Këshillit Kombëtar të pakicës kombëtare shqiptare në Bujanoc, ku ishte planifikuar një takim me kryetarin e Këshillit, Enkel Rexhepi.

Megjithatë, takimi nuk është mbajtur, pasi kryetari i Këshillit, Enkel Rexhepi, nuk ka pranuar që nga hapësira ku do të mbahej takimi të largohej flamuri i Shqipërisë, edhe pse një gjë e tillë ishte kërkuar në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi.

Me propozimin e Dr. Aleksandar Martinoviq që takimi të zhvendosej në një hapësirë tjetër, në mënyrë që bisedimet të mund të zhvilloheshin, edhe kjo mundësi është refuzuar nga kryetari i Këshillit, pas së cilës përfaqësuesit e Trupit Koordinues kanë lëshuar ambientet e Këshillit.

Trupi Koordinues mbetet i përkushtuar ndaj dialogut dhe bashkëpunimit me të gjithë akterët relevantë, me qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, thuhet në njoftimin e TK-së