Rashica asist e gol për dy minuta ndaj Bayernit
Ylli i Kosovës, Milot Rashica, ka vazhduar me formën e lartë te Werder Bremeni.
Ai për dy minuta ka asistuar dhe ka realizuar gol në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë ndaj Bayernit.
Golat për Werderin erdhën në minutat 74 dhe 75. Pesë minuta më pas Bayerni ktheu epërsinë në 2 me 3 përmes Robert Lewandowskit.