Të fundit

Ndihma për bujqit e Luginës diskutohet edhe në Bruksel, Bislimi: Nëse Serbia i pengon bujqit do të ketë pasoja

Ditën e sotme në Bruksel janë takuar kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

Përveç temës së të zhdukurve të luftës ku pretendohet se palët kanë arritur marrëveshje, në takim, zoti Bislimi inicoi temën e ndihmës për bujqit e Luginës së Preshevës që e ka ndarë Qeveria e Kosovës. Kjo temë arriti të diskutohet edhe në Bruksel pasi që partia politike Alternativa për Ndryshim ishte ankuar në Beograd se bujqëve po ju ndahen ndihma jashtëligjshëm. Këtë ankesë e shfrytzoi Ministria e Pakicave të Serbisë e cila urdhëroi Këshillin Kombëtar Shqiptar që ta anulojë konkursin.

Besnik Bislimi ja ka bërë të qartë Petkoviqit se “nëse pengohet ndihma për bujqit e Luginës nga ana e Serbisë do të ketë pasoja edhe për marrëveshjet e tjera 

“Një temë tjetër që për ne ka qenë shumë me rëndësi është brenga jonë që Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në Serbi dëshiron ta detyroj Këshillin Kombëtar Shqiptar që ta tërheq thirrjen e ndihmës për fermerët shqiptarë në Serbi përkundër faktit që aty ka transparencë të plotë rreth donatorit të mjeteve, përfituesve të mjeteve financiare, shumës së përfitimit dhe arsyet e përfitimit. Ne kemi treguar që kjo mund të ketë pasoja edhe për marrëveshjet e tjera në rast se Serbia vendos të ecë tutje me këto bllokada” ka deklaruar Bislimi

Kujtojmë që dje KKSH ka shpallur listën preliminare të bujqëve përfitues në këtë konkurs duke lënë të kuptohet që mjetet për bujqit do të realizohen.