Shqiptarët e Medvegjës protestojnë kundër diskriminimit përmes pasivizimit dhe formave të tjera
Medvegjë, 3 Nëntor (medvegja.net)
Me moton “KTHEMA ADRESËN”, qytetarë të shumtë të pasivizuar të Medvegjës iu përgjigjën pozitivisht protestës së organizuar nga Këshilli Nacional Shqiptar. Protesta u mbajt para stacionit policor të Medvegjës, ku pjesëmarrësve iu drejtuan me fjalë rasti z. Nevzad Lutfiu, Kryetari i Këshillit Nacional, dhe Shaip Kamberi, deputet në Kuvendin e Serbisë.
Në protestë morën pjesë gjithashtu kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, këshilltari i zëvendëskryeministrit të Kosovës, z. Ragmi Mustafi, tre asamblistë shqiptarë të Kuvendit Komunal të Medvegjës dhe përfaqësues të jetës politike dhe shoqërore.
Artikulli do të plotësohet.