Lajme

Opozita thirr seancë të jashtëzakonshme për nesër

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, sot në një konferencë për media, ka thënë se bashkë me deputetët opozitarë kanë grumbulluar 41 nënshkrime për të thirrur seancë të jashtëzakonshme për nesër nga ora 12:00.

Në këtë seancë, Tahiri ka thënë se do të diskutohet për raportimet për faljen e borxheve të ambalazhuesve të ujit dhe përgjimet e publikuara

Nesër nga ora 12:00/h, në emër të 41 deputetëve të opozitës kemi ftuar Seancë të Jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, për të trajtuar keqpërdorimet e rreth 11 milion eurove të faljes së kundërligjshme të borxheve të kompanive ambalanzhuese të ujit nga Qeveria e Kryeministrit Albin Kurti, për të cilin rast tashmë ka edhe të arrestuar, e procesi është nën hetime penale. Në këtë seancë, domosdoshmërisht do të trajtohet edhe udhëheqja e kundërligjshme e sistemit tonë energjetik nga Dejona Mihali” shkruan Tahiri raporton Gazeta Blic.