Të fundit

Kryeministri Kurti priti sot Sinanin në cilësin e kryetares së Preshevës

Albin Kurti sot priti në takim kryetaren e Preshevës, Ardita Sinanin

Postimi i plotë i kryetares Sinani :

Sot pata nderin të realizoj vizitën time të parë zyrtare si Kryetare e Komunës së Preshevës te Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.

Në këtë takim të përzemërt Kryeministri Kurti më uroi për detyrën e re dhe për formimin e koalicionit qeverisës.

Ai gjithashtu shprehu mbështetjen e tij dhe të Qeverisë së Kosovës për realizimin e programit tonë qeverisës dhe për forcimin e bashkëpunimit institucional në të mirë të qytetarëve të Preshevës, pa dallim.

Kjo mbështetje e kryeministrit dhe qeverisë së tij është një shtysë e madhe për ne, që të përparojmë dhe të arrijmë objektivat tona për një Preshevë më të fortë dhe më të begatë.

Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme.