Delegacioni nga Lugina e përfundojn vizitën në Strazburg
Delegacioni nga Lugina ka përmbyllur vizitën treditore në Stazburg.
Deputeti, Shaip Kamberi, ka bërë një rezyme të saj dhe vizitave tjera që për qêllim kishin avokimin e çështjeve në Luginë.
Postimi i Kamberit:
Nga Washingtoni, New York, Bruksel e tash së fundmi në Strasburg.
Mbajtëm takim shumë të rëndësishëm në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Evropës për të trajtuar çështjen e diskriminimit të vazhdueshëm të shqiptarëve, veçanërisht në Luginën e Preshevës.
Kërkuam përmbushjen e të drejtave themelore të shqiptarëve në Luginë, duke përfshirë integrimin e tyre në shoqëri dhe në strukturat indtitucionale e publike.
Po ashtu, insistuam në implementimin e marrëveshjeve të cilat i ka nënshkruar Beogradi me përfaqësuesit instituciinal e politik të Luginës së Preshevës dhe vendosjen e simetrisë për të garantuar të drejtat e shqiptarëve.
🤝 Faleminderit për përkrahjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Këshillit Kombëtar Shqiptarë sikurse edhe Flora Ferati-Sachsenmaierdhe të gjithë të përfshirët në këtë nismë të rëndësishme.
Bashkë për drejtësi dhe barazi për të gjithë!/folonline