Lajme

Kurti refuzon të takohet me Ramën pa mbledhje të dy qeverive shqiptare

“Jam i gatshëm të takohem me Ramën në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, jo pa atë mbledhje”, ka thënë Kurti në konferencë për media të mërkurën.

Kurti e ka ftuar kryeministrin e Shqipërisë që gjatë kësaj jave ta mbajnë mbledhjen e anuluar të dy qeverive.

Rama do të jetë në Prishtinë në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit që do të mbahet në Tiranë në muajin tetor.