Lajme

Zhurmat e pazakonta në Prishtinë / MetoeKosova del me sqarim

Një zhurmë e çuditshme është dëgjuar në orët e vona të së dielës në Prishtinë. Sipas asaj që thonë qytetarët në rrjetet sociale, kjo zhurmë ishte aktivizuar dy-tri herë, në periudha të caktuara, por jo pandërprerë.

Sipas MeteoKosova edhe para shumë vitesh, në 2012, po të njëjtën datë, është dëgjuar zhurma e njëjtë në Prishtinë.

Në rrjetet sociale kanë vërshuar video ku dëgjohet zhurma, ndërkaq qytetarë të shumtë kanë shkruar në rrjetet sociale se diçka të pazakontë sapo kishin dëgjuar.

Mbrëmë rreth orës 00:00, në Prishtinë u dëgjua një zhurmë e madhe, e cila edhe duket se shqetësoi shumë banorë të kryeqytetit.

Shumë qytetarë të Prishtinës mbrëmë rreth mesnatës u frikësuan nga një zhurmë e madhe e cila ndodhi dy herë radhazi në intervale të shkurtra kohore. Kjo u kuptua nga shumë reagime e pyetje që banorët e kryeqytetit ngritën në rrjetet sociale.

Përgjigjet ishin të ndryshme. Pati nga ato që do të kenë mundur të rrisin panikun edhe më shumë se sa ajo zhurmë. “Prite tërmetin nesër në mëngjes”, kishte shkruar dikush, duke e lidhur këtë, ndoshta me tërmetin në Turqi dhe Siri, dhe konspiracionet rreth kësaj teme, se ajo dridhje e tokës është shkaktuar nga dora e njeriut, përmes teknologjisë së avancuar të satelitëve.

Megjithatë, i gjithë ky shqetësim, del të ketë ardhur nga një avari në njërën nga termocentralet e Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës.