Ardita Sinani sot ishte e ftuar në Gjilan, në Konferencën “ Shoqëria fillon me të drejtat e Gruas”
Këshilltarja e kryeministrit Kurti, Ardita Sinani sot ishte e ftuar në Konferencën “ Shoqëria fillon me të drejtat e Gruas”, në Gjilan, përcjell Ministria e Lajmeve
“Në fjalën time përshëndetëse, shpreha mirënjohjen dhe falënderimin që të si Këshilltare Politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc të jap kontributin tim për të folur për rolin e gruas shqiptare në përgjithësi, e në veçanti në Luginën e Preshevës. Partikulariteti i të qenit grua në Luginën e Preshevës nënkupton të shtypesh dhe diskriminohesh dyfish, sado që me dimensione të ndryshme. Një, nga patriarkalizmi, për faktin e vetëm se je grua. Pra, ku nuk ka rëndësi përkatësia yte kombëtare. Dy, nga (pu)shteti i Serbisë, si shtypje nga sistemi i aparatit shtetëror ku e rëndësishme është që je grua dhe shqiptare. E që rrjedhimisht nënkupton të kesh më pak gjasa në punësim, të të mos njihet diploma universitare, të të mos njihet kultura dhe identiteti yt. Me pak fjalë, nëse për gruan në trevat shqiptare është sfidë integrimi me të drejta të barabarta në jetën publike, në Luginë të Preshevës kjo është sfidë e dyfishtë. Sepse, për gruan shqiptare në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc nuk mjafton të tejkalosh vetëm stereotipet, stigmatizimet e paragjykimet, por edhe sistemin shtetërorë”- ka shkruar Sinani.