Kurti: Beogradi është nervoz sepse po ecim mjaft mirë, njohjen nga ta nuk e kam prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë për gazetën zvicerane Tages-Anzeiger se Kosova është në rrugë të drejtë, edhe pse nuk njihet nga Serbia, raporton GazetaBlic.
Kurti ka shtuar se ekspertët ndërkombëtar kanë vlerësuar se është bërë një përparim i madh në luftën kundër korrupsionit.
Beogradi është nervoz sepse ne po ecim mjaft mirë edhe pse nuk na njohin. Sipas ekspertëve ndërkombëtarë, ne kemi bërë përparim të madh në luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit dhe lirinë e mediave”, tha Kurti.
Kurti shtoi se njohja nga Beogradi nuk është prioritet për të.
“Sigurisht, fqinji ynë në veri do të jetë aty. Por kam mjaft për të bërë në shtëpi. Buxheti ynë është 17 për qind më i lartë se një vit më parë dhe kemi pasur mbi 10 për qind rritje gjatë vitit të kaluar. Me fjalë të tjera, ne jemi në një rrugë të mirë, pavarësisht mosnjohjes nga Beogradi. Kur zgjohem në mëngjes dhe mendoj për prioritetet e ditës, Serbia nuk është e para”, tha Kurti.