Të fundit

Reagon Mehmeti për dialogun me Beogradin: Askush s’ka legjitimitet të shkel vendimin mbi Reciprocitetin!

Enver Mehmeti, nënkryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe zyrtar i Partisë Demokratike Shqiptare ka reaguar për dialogun e zhvilluar nga një pjesë e politikës lokale dhe institucionale me qeverinë në Beograd.

Postimi i plotë në Facebook nga Enver Mehmeti:

A po ju mjafton 7 pikëshi?!

Vendimi i fundit i tre kuvendeve është RECIPROCITETI!!!

Askush s’ka legjitimitet të shkel vendimin mbi Reciprocitetin!
Të gjithe bartës të institucioneve jeni me koalicion nuk i keni fitu zgjedhjet vet që të dialogoni për Luginën pa pëlqimin e të gjithëve, aq më pak të ulni kërkesat e shqiptarëve!

Dialogu për Luginën duhet të zhvillohet vetëm në Bruksel e Washington nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Çdo dialog tjetër jolegjitim vetëm sa dëmton shqiptarët e Luginës!