Ish-Presidenti kroat, nesër vjen në Prishtinë
Ish-presidenti i Kroacis, Stjepan “Stipe” Mesiq nesër do të vijë në Prishtinë.
Kuvendi përmes një njoftimi drejtuar mediave ka bërë të ditur se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, do të takohet me ish-presidentin e Kroacisë.
Takimi do të zhvillohet në kabinetin e kryetarit të Kuvendit në ora 11:00.
Mesiq shërbeu si president i Kroacisë nga viti 2000 deri më 2010.
Gjithashtu, ishte një nga figurat më të zëshme në Ballkan pro pavarësisë së Kosovës