Fondi Republikan për Sigurimin Pensional dhe Invalidor në Preshevë jashtë funksionit!
Fondi Republikan për Sigurimin Pensional dhe Invalidor në Preshevë nga data 01.12.2021 dhjetor deri me 15.12.2021 është i mbyllur që nënkupton se aktualisht është jashtë funksionit, përcjell Ministria e Lajmeve.
Sipas raportimeve të qytetarëve të cilët kanë dërguar ankesa në redaksinë tonë, punëtori i institucionit në fjalë është në pushim vjetor, dhe për këtë shkak edhe është mbyllur Fondi Republikan për Sigurimin Pensional dhe Invalidor në Preshevë gjatë këtyre ditëve.
Qytetarët e komunës së Preshevës të cilët kanë nevoja të ndryshme në institucionin e lartëpërmendur ata duhet të udhëtojnë në komunën e Bujanocit për të siguruar dokumentacionet e nevojshme. Ajo që vlen të theksohet është se deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga sprektri politik i komunës së Preshevës, ndonëse qytetarët tanë po maltretohen e po dëmtohen financiarisht duke u detyruar të shkojne kilomtera larg ndoshta vetëm për një dokument!