Lajme

Palmer dhe Lajçak sot në takim me Vuçiqin

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, dhe përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor , Matthew Palmer do të priten në takim nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi me Lajçak është planifikuar për në orën 17:00 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë dhe Matthew Palmer do të bashkohet me takimin në 17:30, njoftoi shërbimi për shtyp i Vuçiqit, raporton Tanjug.

Gjatë kësaj jave, përfaqësuesit e SHBA dhe BE-së kanë vizituar edhe Kosovën, ku kanë zhvilluar takime me kryeministrin Albin Kurti.

Pas takimeve me Palmer dhe Lajçak, Kurti kishte deklaruar para medieve se nuk ka presion për rifillimin e dialogut.