Bokseri tërrnocas Shefat Isufi në 21 maj do të ndeshet në Beograd
Bokseri tërnocas i cili po ecën drejt majave të suksesit ndeshjen e radhës do ta zhvillojë në në Beograd, lajmin për këtë e ka konfirmuar vet Isufi përmes rrjetit social.
“Jam shumë i lumtur që pas gjithë këtij pushimi të gjatë shkaku Virusit më në fund do të ngjitem në ring më 21 Maj në Beograd. Shikuesit e pranishëm aty në sallë jan ata që na motivojnë edhe më shumë por përshkak Virusit ndeshja do të zhvillohet në prani të një numri të caktuar të shikuesve.
Gjithsesi un e di që kam përkrahjen tuaj gjithmonë dhe jam i lumtur për këtë” ka shkruar Isufi.