Shqipëri

Sot fluturimi i parë në aeroportin e Kukësit

Sot do të zhvillohet fluturimi i parë në aeroportin e Kukësit “Zayed, Flatrat e Veriut”, ku udhëtarët e parë do të jenë çunat e Londrës.

Avioni “Air Albania” do të niset nga Londra drejt Tiranës e më pas nga Tirana drejt Kukësit.

Një ditë më parë Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka thënë se ky aeroport do të sjellë një nxitje të ekonomisë dhe punësimit për të gjithë rajonin e veriut.

Kryeministri Edi Rama ka thënë më herët se ky fluturim do të jetë simbolik dhe më pas aeroporti do të nis me fazën e certifikimit ndërkombëtar që do të duhen edhe disa muaj që ajo të nis punën.

Aeroporti ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e veriut” ka një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e saj të vrojtimit, ndërsa në pjesën e vendqëndrimit të avionëve, është projektuar për të mbajtur 3 avionë njëkohësisht, ndërkohë që brenda një ore mund të nisen 4 avionë. /TCH