Magazina

Ndodhë edhe kjo: Dhuron 7.5 miliardë dollarë për bamirësi

Personi i dytë më i pasur në Indi ka dhënë miliarda për bamirësi, çka nënkupton donacionin më të madh të bërë ndonjëherë në vend.


Azim Premji, miliarderi që drejton kompaninë Wipro (WIT), ka dhënë donacionet e kompanisë teknologjike të tij, gjithësej 7.5 miliardë dollar.

Sipas Bloomberg Billionaires Index, 73 vjeçari ka një pasuri prej 18 miliardë dollarësh.

“Kompania ka dhuruar gjithsej 21 miliardë dollaë përgjatë viteve, duke përfshirë këtu 67% të aksioneve të Wipro”, thuhet në një deklaratë të fondacionit.

Ai ishte indiani i parë që nënshkroi premtimin e dhënies, një fushatë e filluar nga Warren Buffett me Bill dhe Melinda Gates për të inkurajuar miliarderët në mbarë botën që të kryejnë pjesën më të madhe të pasurisë së tyre për bamirësi.