Kornikë zgjedhore/Corrotica i jep mbështetje të fuqishme PDSH’s për zgjedhjet e 28 Marsit
Bartësi i listës së PDSH-së Dr. Ragmi Mustafës si dhe kandidatët për Këshilltar në Kuvendin Komunal të Preshevës vizituan vendbanimin Corroticë.
Gjatë kësaj vizite u bashkëbisedua në mënyrë të drejtpërdrejt me banorët e fshatit për problemet dhe nevojat e tyre. U bënë vizita bizneseve të ndryshme si prodhimtar, fermerë, bujq, pemëtarë e të tjerë.
Gjithashtu, u vizituan edhe një pjesë e projekteve të ideuara dhe të implementuara nga qeverisja e PDSH-së në këtëvendbanim.
PDSH shpalosi programin e saj qeverisës për mandatin e ardhshëm, duke u premtuar atyre projekte të vazhdueshme për këtë vendbanim.
Investimet do të fokusohen në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, përfshirë kanalizimet fekale dhe atmosferike, infrastrukturën shkollore, projekte konkrete në fushën e ekonomisë për të ndihmuar bizneset e vogla dhe të mesme, subvencione në fushën e bujqësisë, blegtorisë, bletarisë, pemëtarisë e të tjera.
Në adresë të qeverisjes së tanishme lokale u adresuan kritika të shumta për shumë premtime të pa mbajtura në nivelin komunal dhe nivelin e fshatrave, me theks të veçantë u kritikua joprofesionalizmi në menaxhimin e administratës komunale.
Qytetarëve të këtij vendbanimi iu premtua përkrahje e përhershme nga qeverisja e ardhshme e PDSH-së.