Bota

Parlamenti zvicëran i bën presion qeverisë: Të gjitha restorantet të hapen më 22 mars

Dhoma Nacionale (e madhe) e Parlamentit të Zvicrës po rrit presionin mbi Këshillin Federal për zbutje më të shpejtë të masave të koronavirusit.

Ajo kërkon që qeveria të hapë ndërmarrjet e hotelierisë, të kohës së lirë, atyre kulturore dhe sportive, më 22 mars, raporton srf.ch.

Këto kërkesa dhoma e madhe i shtron në një deklaratë të miratuar sot, në sesionin e mëngjesit.

Ajo ka miratuar këtë deklaratë me 97 vota pro, 90 kundër dhe 6 abstenime, transmeton albinfo.ch. Deklarata nuk është detyruese për Këshillin Federal.

Siç është njoftuar dhe në ditët e kaluara, Komisioni Ekonomik i Këshillit ka prezantuar një deklaratë urgjente përkatëse.

Deklarata pos hapjes së përmendur, nga Këshillit Federal kërkon të heqë me efekt të menjëhershëm rregullin për pesë persona në ambiente të mbyllura.

Kërkesa është iniciuar nga SVP, përcjell albinfo.ch. Aplikimi është bartur në komisionin ekonomik të dominuar nga partitë e djathta, me mbështetjen nga FDP dhe grupi parlamentar i qendrës.