Aktori amerikan Luka Perry ka ndërruar jetë sot në moshën 52 vjeçare pas një sulmi në tru.

Luka vdiq të hënën në mëngjes në Spitalin e Shën Jozefit në Burbank, njofton Klan Kosova.

Sipas përfaqësuesit të tij, Luka ishte i rrethuar nga fëmijët e tij Jack dhe Sophie si dhe familjarët e tjerë të ngushtë.

Perry kishte pasur edhe më herët sulme të tilla.

Ai ishte i njohur për rolin e Dylan McKay në serialin “Beverly Hills 90210” nga viti 1990 deri në vitin 1995 dhe përsëri luajti nga viti 1998 deri në vititn 2000.