Krasniqi: Fjalimi i Albin Kurtit ishte i shkëlqyeshëm
Gjatë ditës së sotme ish-kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për media në lidhje me ngjarjet e fundit në vend, shkruan KP
Kurti foli edhe për Gjykatën Speciale dhe paraqitjen e ish-krerëve të UÇK-së javën që lamë pas para gjykatësve të Speciales.
Këtu Kurti tha se UÇK-ja nuk ka qenë e asnjërit por e të gjithëve dhe “të gjithë duhet ta mbrojmë atë”, tha Kurti ndër të tjera.
Në lidhje me fjalimin që Kurti mbajti sot ka reaguar profesori universitar Milazim Krasniqi, i cili përmes një shkrimi në facebok, u shpreh që fjalimi i Kurtit për Specialen ishte I shkëlqyeshëm, transmeton “Bota sot”.
Krasniqi tha që fjalimi ndoshta do të duhej të fillonte me dy fjalitë e fundit, “Janë bërë shumë gabime në të kaluarën në Kosovë. Nuk kemi pse të bëjmë gabime të reja”, sepse sipas profesorit vërtet janë bërë shumë gabime në këto 20 vjet.
Ndër të tjera profesori shkroi që ne si popull duhet të përmisojmë gabimet tona duke mbrojtur bashkërisht vlerat e lirisë dhe të shtetit tonë të përbashkët.
Postimi i plotë
Fjalimi i Albin Kurtit për Gjykatën Speciale ishte i shkëlqyeshëm. Për mendimin tim, fjalimi duhej të fillonte me dy fjalitë e fundit: “Janë bërë shumë gabime në të kaluarën në Kosovë. Nuk kemi pse të bëjmë gabime të reja.” Kjo vlen për secilin. Vërtet janë bërë shumë gabime në këto 20 vjet. Por ne nuk duhet të mbesim peng të gabimeve. Duhet t’i përmirësojmë gabimet dhe të përmirësohemi vetë. Rasti është ideal: duke mbrojtur bashkërisht vlerat e lirisë dhe të shtetit tonë të përbashkët. Por, mbrojtja efikase e këtyre vlerave mund të bëhet vetëm me veprime konkrete.