FutbollSporti

Ekipi shqiptar nga Tuzi, KF Deçiq lider i futbollit në Mal të Zi

Ekipi shqiptar KF Deçiq nga Tuzi merr kreun e tabelës në Ligën e parë të futbollit Malazez. Ekipi nga Tuzi mposhti KF Titograd me rezultat të pastër 3:0, dhe pas xhiros së 8-të mori kreun e tabelës.

Në pjesën e dytë të ndeshjes shkëlqyen djemtë e Tuzit, ku dyshja Kristian Vulaj dhe Ilir Camaj sollën fitorën e rradhës duke tubuar kështu 16 pikë nga 8 ndeshje të zhvilluara/Ministria e Lajmeve.

Serinë e golave e hapi Vulaj duke shënuar në minutën e 65’ ndërsa goli i dytë erdhi nga Camaj 84’ i cili pas tre minutash arriti të shënonte edhe golin e tretë për ekipin e tij dhe të dytin personal.

Kf Deçiq ka një pikë më shumë se KF Buduqnost, që shënoi fitoren e tretë rradhazi duke e mposhtur KF Jezero.