Bosnja dhe Hercegovina shpall sërish gjendje të epidemisë
Në Bosnjë e Hercegovinë sot sërish është shpallur gjendje e epidemisë, me qëllim të veprimit më efikas që të parandalohet përhapja e koronavirusit.
“Shpallja e epidemisë së Covid-19 në të gjithë territorin e Federatës së BeH-së nënkupton veprim më operativ të të gjitha institucioneve relevante të cilat zbatojnë masa për parandalim të përhapjes së Covid-19”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Në kumtesë shtohet se shpallja e epidemisë nuk do të thotë vendosje e masave të reja kufizuese, por vetëm do të tentohet më me efikasitet të zbatohen masat e vendosura.
Bëhet fjalë për mbajtjen e distancës fizike, ndalesë për tubime më të mëdha dhe detyrim për mbajtjen e maskave mbrojtëse në ambient të hapur, por edhe në disa ambiente të hapura, siç janë tregjet.
Drejtori i Institutit për Shëndet Publik i Republikës Sërpska, Branisllav Zhelkoviq, në konferencë për shtyp, sot tha se gjendja epidemiologjike atje mund të përshkruhet si e pavolitshme.
Ai paralajmëroi se së shpejti me siguri do të vendoset detyrimi për mbajtjen e maskave mbrojtëse në ambient të hapur.