Lajme

Avdullah Hoti prezanton ministrat e LDK-së!

I nominuari për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka prezantuar emrat e kabinetit qeveritar nga LDK, shkruan GB.

Sipas Hotit këta pritet të jenë 7 ministrat e LDK-së dhe zëvendëskreyeministri nga kjo parti:“Unë besoj që me këtë ekip dhe ekipin që presim të na prezantohet sonte nga partnerët e koalicionit do të bëjmë bashkë një ekip e cila do të zbatojë programin qeverisës për të cilin jemi dakorduar me të gjithë partnerët’, tha Hoti.