Vuçiq: Do të ketë masa të rrepta por pa orë policore
Padyshim që do të ketë masa të reja për Beogradin, por gjithashtu nuk do të ketë orë policore, tha sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në konferencën e tij para gazetarëve përcjell Ministria e Lajmeve.
Nisur nga situata me të cilën po përballemi, unë ndjeva të nevojshme vendosjen e orës policore dhe mendova se ishte shpëtimi i vetëm, ndalimi i lëvizjes, që do të thoshte një rikuperim i shpejtë për qytetarët tanë – tha Vuçiq.
“Unë do të respektoj mendimin e profesionistëve, do të ishte turp për mua të devijoja nga ato që thashë dje. Por, unë nuk jam i vetmi që vendos për këtë dhe nuk mund të prezantoj vetë një gjendje të jashtëzakonshme” – tha Vuçiq.
Presidenti serb foli gjithashtu edhe për gjobitjet për ata që nuk vendosin maska, si dhe pët klubet e natës vendimi do të merret nesër shtoi në fund ai.