Të fundit

PD ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 21 qershorit

Partia Demokratike ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2020. Para qindra qytetarëve u prezentua programi qeverisës 2020 – 2024 që do të udhëhiqet nga Partia Demokratike me në krye kryetarin e saj Nagip Arifin.

Programin e prezentoi kryetari i FR të PD-së Sali Salihi i cili potencoi pikat kryesore të programit, ndër të cilat më të rëndësishmet ishin fusha e arsimit, zhvillimit ekonomik, bujqësisë, investimeve kapitale, qeverisjes së mirë, shëndetësisë, rinisë, kulturës e sportit.

Pas shpalosjes së programit, fjalën e mori znj. Adelina Brucaj Hasani, e cila kërkoi përkrahjen e qytetarëve ta jetësojnë programin e PD-së. Gjithashtu, ceki edhe disa pika nga fusha e arsimit, si sigurimi i shujtave dhe transportit falas për nxënësit dhe hapja e paraleles për fëmijët e moshave 1 – 3 vjet në gjuhën shqipe.

Në fund, para masës u paraqit kryetari i PD-së, kandidat për kryetar komune z. Nagip Arifi, i cili ia numëroi dështimet e pushtetit në ikje dhe mashtrimet e tyre ndaj qytetarëve tanë. Më pas, kërkoi mobilizim për ta implemetuar programin për ditë të mira.