Leicesteri e Manchester City në çerekfinale, Tottenhem – Norwich shkon në vazhdime
Manchester City ka kaluar në çerekfinale të FA Cup pas fitores minimale në udhëtim te Sheffield Wednesday.
Golin e parë dhe të vetëm e realizoi Kun Aguero në minutën e 53’të të duelit, që dërgoi tutje kampionin aktual anglez, shkruan GazetaBlic.
Me të njëjtin rezultat, por në cilësinë e vendasit, fitore shënoi edhe Leicesteri, që mundi Birminghamin. Golin e fitores e realizoi Pereira tetë minuta para fundit.
Ndërkaq, dueli i fundit i mbrëmjes, ai mes Tottenhemit dhe Norwichit ka shkuar në vazhdime, pasi u mbyll me barazim 1-1.
Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në shtesat e takimit të lartëcekur, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.