FutbollSporti

Liverpoolit i përfundon seria e fitoreve

Liverpooli nuk ia ka dalë të thyej rekordin e Premier Leagues për fitore rresht. Të shtunën mbrëma në kuadër të xhiros së 28-të, Liverpooli pësoi humbje shokuese nga Watfordi me rezultatin e lartë, 3:0.

Liverpooli ishte në seri prej 18 fitoreve. Javën e kaluar barazoi rekordin e Manchester Cityt për fitore rresht. Por nuk ia doli të shënoi fitoren e 19-të dhe të shkruaj histori.

Po ashtu skuadrës së Juergen Kloppit i ka përfunduar seria e gjatë pa humbje. Liverpooli kishte plot 44 ndeshje pa humbje në kampionatin anglez. Humbjen e fundit e kishte pësuar më 3 janar të vitit të kaluar nga Manchester City.