Pas linjës ajrore, edhe një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit
Ambasada e Shba-ve në Beograd ka reaguar pas vizitës që Grenell pati atje. Ambasada njofton se marrëveshja e dytë mes vendeve pas asaj ajrore do të jetë për hapjen e linjës hekurudhore.
“Në vazhdën e marrëveshjes ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit, ambasadori Grenell njoftoi sot se do të ketë një marrëveshje edhe për transportin hekurudhor. Detajet do negociohen në Berlin të hënën”