Virusi në Kinë, Koreja e Veriut merr vendimin drastik: Pezullohet hyrja e turistëve të huaj
Koreja e Veriut ka pezulluar hyrjen e të gjithë turistëve në vend për shkak të virusit që është përhapur në Kinë.
200 të infektuar janë me koronavirusin e përhapur kryesisht në qytetin Ëuhan aty ku dhe u shfaq si virus.
Por duket se shteti diktatorial i Kim Jong- Un sapo mësoi që virusi është i transmetueshëm nga një person në tjetrin ka vendosur të bllokojë të gjithë turizmin përkohësisht në Korenë e Veriut për mos cënuar qytetarët e tij.
Në Kinë nga 198 pacientët e konfirmuar tashmë, 28 janë shëruar ose liruar, ndërsa 170 mbeten në spital. 126 prej tyre janë me simtoma të lehta, 35 janë në gjendje të rëndë ndërsa 9 janë në situate kritike. Dyshohet se virusi i cili ende nuk është përcaktuar mirë nga doktorët kinezë filloi prej një dyqan mishi dhe prodhimesh deti në Wuhan.