Opinione

Milazim Krasniqi: Vetëvendosje nuk është parti e shpresës, por e zorit

Njëri ndër bashkëthemeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Milazim Krasniqi, ka reaguar pas deklaratës së kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili tha se nuk ka marrëveshje në mes të LDK e VV’së.

Sipas Krasniqit, VV’ja është parti e zorit dhe e dëshpërimit. Ai ka thënë se kjo parti ka lindur si reaksion ndaj prezencës ndërkombëtare dhe keqqeverisjes nga partitë e tjera shqiptare.

Krasniqi ka vlerësuar, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, se vota për VV’në nuk ka qenë votë e ndryshimit, por votë e dëshpërimit.

Shkrimi i tij i plotë:

Të dashur miq, (të të gjitha partive e jopartive)! Vota për LVV nuk ka qenë votë e ndryshimit, po ka qenë votë e dëshpërimit. LVV edhe vetë është parti e dëshpërimit, sepse ka lindur si reaksion ndaj prezencës ndërkombëtare dhe keqqeverisjes nga partitë e tjera shqiptare. Kush thotë që LVV është parti e shpresës, thjesht gënjen. Është parti e zorit. Ajo mund të bëhet parti e shpresës nëse qeverisë mirë, por sot për sot nuk është parti e shpresës. Vota duhet të lexohet drejt, nëse synohet të gjendet zgjidhje e duhur. Edhe deklarata e sontme e Albinit ishte deklaratë e dëshpërimit, jo e shpresës. Më dëshpëroi edhe mua, sepse dështimi na dëshpëron e na dëmton të gjithëve. Shype, mësoni t’ua thoni sendeve emrat e saktë dhe t’i lexoni mesazhet saktë, nëse doni të dilni nga dëshpërimi!