Lajme

Ramush Haradinaj tregon sherrin me Hashim Thaçin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ishte i ftuari i mbrëmjes në emisionin ‘FAKT’ në SYRI.net ka folur edhe në lidhje me një përplasje të ashpër me presidentin Hashim Thaçi.

I pyetur nga gazetari Çim Peka, Haradinaj është shprehur se nga ajo ditë nuk është takuar më me presidentin.

‘Kemi pasur një përplasje në shtëpinë e Behgjet Pacollit dhe që prej asaj dite nuk jam takuar më me Hashim Thaçin.

Në fakt ajo përplasje ka ndodhur mes meje dhe Thaçit për çështjet e Kosovës. Nuk mund të tregoj më shumë se ç’ka ndodhur në atë takim, të zhvilluar në shtëpinë e Behgjet Pacollit’, është shprehur Ramush Haradinaj.