Shtatorja pa adresë e Anton Çettës – që një vit është gati por nuk po vendoset askund
Figura e njërit prej veprimtarëve më të respektuar, qëndron e shkrirë në bronz për më shumë se një vit.
E në datat kur kujtohet ai, askush nuk mund të përkulet para saj.
Buzëqeshja e tij nuk u përshtatet aspak rrethanave dhe zhurmës që është krijuar për caktimin e lokacionit për të.
Ajo ende qendron në atelienë e skulptorit Agon Qosa.
Të dielen u mbushën 24 vjet nga vdekja e Anton Cettes, e autori thotë se ende nuk i është lajmëruar askush.
Vendi më i përshtatshem për vendosjen e saj ishte konsideruar institute Albanologjik.
As ky institucion që dikur krenohej aq shumë me të nuk i kishte gjetur vend Anton Cettes.
Ishte kundërshtuar zëshëm vendosja e shtatores së tij, në hapsirat e Institutit Albanologjik, me arsyetimin se hapsira nuk është e mjaftueshme.
Sekretari i Institutit kishte thënë se për të nderuar figurën e Anton Cettes kishin bërë diçka edhe më të madhe, një komplet prej 13 veprash, e që nuk kishin marrë përkrahje institucionale as për to.
Nga komuna e Prishtinës ishte premtuar caktimi i një lokacioni për vendosjen e saj, por që gjithçka duket se është lënë në harresë.
Për këtë T7 është interesuar edhe të dielen, që të marrë një përgjigjje nga nënkryetari Selim Pacolli i cili ishte zotuar se do të merret më këtë çështje, por që ai ka qenë i paqaashëm.
E një nismë për ta nderuar Cetten ishte bërë edhe 16 vjet më parë.
Rezultat i saj tash është kjo pamje para shtëpisë së skulptorit Fatmir Hoxha.
Ndërrimi i pushteteve e pakënaqësi të tjera, kishin bërë që edhe këto të harrohen.
Ajo që nuk harrohet nga figura e Cettes është veprimtaria e tij, pasi që pajtimi i gjaqeve konsiderohet si një nga lëvizjet më të rëndësishme për kombin.
Çetta mbahet mend, për punën e madhe që ka bërë në mbledhjen e folklorit shqiptar.
Por veprimtaria e tij më e madhe, ishte në Lëvizjen e pajtimit të gjaqeve.