Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi caktoi datën e zgjedhjeve me 6 tetor

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka marrё sot vendim për shpalljen e zgjedhjeve tё parakohshme për Kuvendin e Republikës sё Kosovës dhe ka caktuar ditën e diel, 6 tetor 2019, datë për mbajtjen e zgjedhjeve, transmeton Ministria Lajmeve.


Në vendimin e nënshkruar thuhet se “duke u bazuar nё pёrgjegjёsitё kushtetuese dhe ligjore, Presidenti Thaçi ka marr vendim që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës sё Kosovës tё mbahen mё 06 tetor 2019”.

“Udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës sё Kosovës t’i ndërmerr tё gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës sё Kosovës, nё përputhje me kёtё vendim dhe legjislacionin nё fuqi”, thuhet nё mё tej nё vendimin e nënshkruar nga Presidenti Thaçi.

Gjatë ditës, Thaçi dekretoi shpërndarjen e Legjislaturës sё 6’tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës./