LajmeTë fundit

Ky është kamarieri nga Kosova që Clinton tha se i ra në gjunjë për ta falënderuar

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka treguar para qytetarëve të Kosovës ngjarje emocionale që kanë të bëjnë me Kosovën, shkruan “Bota sot”.

Ai i ka shprehur si ndër gjërat më të mrekullueshme në jetën e tij, duke përmendur si rast të veçantë një ngjarje me një kamarier shqiptar.

“Në pothuajse 19 vite që kam qenë jashtë Shtëpisë së Bardhë, ndër gjërat më të mrekullueshme që më ka ndodhur është kur dikush më afrohet në rrugë ose edhe diku tjetër, në një hotel apo ashensor. Ose në një rast, kur isha në një restorant duke ngrënë darkë me miq dhe një kamerier (shqiptar) erdhi dhe më pa aty dhe më ra në gjunjë, për të më falënderuar”, ka treguar Clinton, përcjellë “Bota sot”

Arben Hysenaj nga Katundi i Ri i Pejës është shqiptari nga Kosova të cilin ish-presidenti amerikan, Bill Clinton e përmendi sot gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës./ministrialajmeve.com