Sot protesta e tetë opozitare në Shqipëri
Opozita e bashkuar në Shqipëri sot do të zhvillojë protestën e 8 kombëtare, përmes së cilës do të përsëriten dy kërkesat kryesore, ajo e largimit të kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie tranzitore.
Mediat shqiptare raportuan se protesta që nis në orën 19:00 pritet të zgjasë deri në mesnatë, njëjtë sikurse protestat e fundit, edhe pse policia i ka dhënë leje Partisë Demokratike që protestat të mbahet deri në ora 21:00.
Rreth 1300 punonjës policie do të jenë të angazhuar për të mirëmbajtur rendin në protestë.
Edhe në këtë protestë skenari pritet të jetë i njëjtë. Qytetarët do të tubohen fillimisht në Kryeministri dhe më pas do të marshojnë drejt Parlamentit.