LajmeSporti

Publikohet videoja e parë: Modelja e akuzon për dhunë Neymarin

Kanë dal dëshmi të reja rreth Neymarit, i cili po akuzohet se ka përdhunuar dhe rrahur modelen, Najila Trindade Mendes.

Kjo e fundit tashmë ka dhënë intervista të ndryshme për televizionet braziliane duke shpjeguar se çfarë ndodhi në të vërtetë, ku ndër të tjerash ka pohuar se “Isha viktimë e përdhunimit, agresionit dhe dhunimit”.

Por nga ana tjetër, Record TV ka publikuar videon që e posedon edhe policia braziliane në të cilën shfaqet futbollisti dhe modelja teksa fillojnë të kacafyten.

Në videon mund të shihet futbollisti i shtrirë në shtrat gjersa bukuroshja është e vendosur mbi të, të dy me rroba, por pas disa sekondave, ajo ngrihet dhe menjëherë e sulmon lojtarin e PSG-së.

Neymar përpiqet që ta ndalojë dhe nuk duket se e shkelmon gruan gjersa tashmë kanë nisur hetimet kundër ish-sulmuesit të Barcelonës.

Ekzaminimet mjekësore të bëra te viktima është zbuluar vetëm një lëndim në një nga gishtat e dorës, megjithëse, policia ende nuk përjashton që ajo mund të ketë qenë sulmuar edhe seksualisht.

Ndryshe, avokati i 27-vjeçarit ka kërkuar një analizë tjetër për të dëshmuar pafajësinë e klientit të tij.