Lajme

Aeroplan i ardhmërisë: Udhëtarët do të ulen edhe në krahë

Kompania ajrore holandeze KLM po e financon zhvillimin e një aeroplani në formë të shkronjës “V” “Flying V”, në të cilin udhëtarët do të mund të ulen edhe në hapësirën e krahëve, për çka aeroplani do të ketë efikasitet më të madh në shpenzimin e karburantit, transmeton Gazeta Metro.


Për shkak të pamjes futuristë, aeroplani do të jetë më aeropdinamik, kështu që do t’i nevojiten 20 për qind më pak karburant se sa shpenzon “Airbus A350”, i cili aktualisht është aeroplani më i avancuar në planet.

Hulumtuesit kanë thënë se prototipi do të jetë i gasthëm sivjet, ndërsa versioni komercial i aeroplanit mund të fluturojë më së hershmi në vitin 2040.