Lajme

500 € gjobë për barnatoren që pacientit ia rriti dukshëm çmimin e barnave

Kryetari i Skenderajit, Bekim Jashari në llogarinë e tij në Fb publikoi një gjobë të vënë për shkak të rritjes së çmimit të ilaçeve në njërën nga barnatoret e qytetit të Skënderajit.

Ai tha se: “Në asnjë menyrë nuk do të lejojmë që biznese e individ të caktuar të shfrytëzojnë situatën e krijuar për të rritur çmimet e barnave.Sapo mora informaten që inspektorati komunal ka hasur në një rast të rritjes së çmimit të barnave dhe pas konfirmimit ka dhënë gjobë sipas legjislacionit në fuqi.”

Ai me këtë rast ju bëri thirrje: “Në këtë situatë në të cilin gjindemi kërkoj nga bizneset që të mos rrisin çmimet e produkteve por në vend të kësaj, të gjithë së bashku, me solidaritet e bashkëpunim të tejkalojmë edhe këtë sfidë që kemi para nesh.”

Pa panik, por me kujdes të shtuar do t’ia dalim !