Ardita Sinani mesazh urimi për festën e Kurban Bajramit
Ardita Sinani uron besimtarët mysliman të komunës së Preshevës për festën e Kurban Bajramit, si dhe bënë thirrje për kujdes dhe ndjekje të rekomandimeve të ekspertëve për parandalim të virsit Kovid-19.
Sinani, Kryetare e Degës së Partisë për Veprim Demokratik në Preshev
Të dashur qytetarë të Luginës së Preshevës,
Dëshiroj që me rastin e festës së Kurban Bajramit t’Ju uroj nga zemra këtë festë të sakrificës!
Duke e ditur rëndësinë e kësaj feste për myslimanët e mbarë botës, dëshiroj t’Ju uroj të gjitha të mirat, shëndet dhe mbarësi në familjet tuaja dhe në shoqëri.
Festa e Kurban Bajramit duhet të jetë një shembull i përhershëm për të gjithë Ne se si duhet vepruar njeriu i devotshëm duke ftuar në paqe, mirësi, tolerancë dhe dashuri ndër vëllazërore.
Situata momentale e kërkon që të vazhdojmë të jemi të disiplinuar duke ndjekur rekomandimet e profesionistëve për bartjen e maskës, ruajtjen e distancës, mbajtjen e higjienës personale dhe mos krijimin e turmave në mënyrë që ta mbrojmë veten dhe familjet tona.
Qofshin të pranuara dhe të shpërblyera të gjitha veprat e mira, lutjet dhe sakrificat e myslimanëve!
Me fat!