1500 të helmuar, kryetari komunës Deçanit Bashkim Ramosaj kërkon me këmbëngulje që rasti të hetohet deri në fund
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka komentuar rezultatet e fundit nga IKSHPK, ku rikonfirmon se uji në këtë zonë, nuk është kontaminuar, dyshime të ngritura këto, pas shfaqjes së gjendjes shqetësuese me helmim të banorëve të asaj ane.
Ramosaj është shprehur se deri tani janë mbi 1500 qytetarë të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor për shkak të kësaj situate, dhe ai apelon që deklarimet e tij të merren parasysh nga institucionet e sigurisë.
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka komentuar rezultatet e fundit nga IKSHPK, ku rikonfirmon se uji në këtë zonë, nuk është kontaminuar, dyshime të ngritura këto, pas shfaqjes së gjendjes shqetësuese me helmim të banorëve të asaj ane.
Ramosaj është shprehur se deri tani janë mbi 1500 qytetarë të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor për shkak të kësaj situate, dhe ai apelon që deklarimet e tij të merren parasysh nga institucionet e sigurisë, njofton Klan Kosova.
”Deklarimet e mia si kryetar i komunës, është mirë me u marrë si të mirëqena dhe me u trajtu drejtë. Unë kam kërkuar ditën e hënë nga institucionet kredibile të shtetit, dhe krejt institucionet tjera që merren me sigurinë, që çdo hipotezë, çdo supozim i ngritur në këtë çështje të hetohet deri në fund, ku të kemi edhe argumentet dhe ekspertizën e duhur”.