Lajme

150 euro çmimi i testit PCR për shetasit e huaj që dëshirojnë të hyjnë në Serbi

Qeveria e Serbisë ka bërë disa ndryshime rreth çmimit të pagesave të testimit të Covid-19, PCR-test

Çmimi i PCR testimit me kërkesë personale për shtetas të huaj prej sot ndryshon vlerën dhe tani kushton 18,000 dinarë (rreth 150 euro), ndërsa për shtetasit e Republikës së Serbisë, çmimi është i pandryshuar deri në fund të vitit dhe mbetet 6,000 dinarë.

Nga 1 janari 2021, çmimi i PCR testimit me kërkesë personale që vlen për udhëtim për qytetarët vendas do të kushtoj 9,000 dinarë (rreth 75 euro), “njoftoi Qeveria e Serbisë.