Shqipëri

12 viktima dhe 616 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 616 raste të reja me Covid-19 dhe nuk kanë mundur të fitojnë dot betejën me virusin vdekjeprurës 12 qytetarë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar, ndërsa në të gjithë vendin janë 6289 pacientë aktivë me COVID19. Janë kryer 3713 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 616 qytetarë.