LajmeTë fundit

​”Heshtja e Keshillit Kombetar te Shqiptareve perball “informimit” ne Komunen e Presheves”

Ndonese Keshilli Kombetar Shqiptar, i cili muaj me pare edhe zgjedhi organet e reja dhe Kryetarin e ri Ragmi Mustafen e subjektit te PVD’s, dhe qytetaret e mirepriten me shprese se ne KNSH avazi i vjeter do te ndryshonte, duke pare z.Mustafa si kuader i ri, sikur dhe pjesen me te madhe te keshilltareve brenda trupit te KNSH’s, si nje gjenerate e re politike, ajo tashme duket se po vazhdon ne te njejten menyre sikur paraardhesit e tyre.
Sot, ndoshta emrat dhe fytyrat e funksionereve politike po ndryshojne ne Luginen e Presheves, po ajo qe po verehet nga te gjithe, eshte mosndryshimi i menyres se politikberjes, qofte ne nivele lokale qoft edhe ne Keshillin Kombetar.

Kuvendi Komunal i Presheves, pas me shume se 15 viteve, te henen e 25 Shkurtit nuk do te transmetohet drejperdrejt nga asnje medium lokal televiziv.

Keshilli Komebtar Shqiptar, me kompetenca edhe ne fushen e informimit, deri me sot nuk eshte deklaruar ose nuk ka reaguar per kete rast.

Ardita Saqipi e zgjedhura si kryetare e komisionit per media prane KNSH njeherit “pronare” e Televizionit Presheva sikur edhe Ragmi Mustafa Kryetar i KNSH’s, duket se kane harruar qe eshte edhe kompetenc e tyre informimi shqip i qytetareve te Lugines.

Ditet e fundit, po verehet nje funksionim i KNSH’s vetem ne qytetin e Bujanocit duke mos perfillur fare qytetin e Presheves sado qe premtim i Partise per Veprim Demokratik ne fushate parazgjedhore ishte hapja e zyreve te KNSH’s edhe ne qytetin e Presheves.Nje premtim elektoral si rendom i pambajtur, po e zbeh besimin e qytetareve kundrejt njerit nder institucioneve me rendesishme per shqiptaret ne Serbi.