Të fundit

Ziadin Sela solidarizohet me Preshevën

Presheva u godit nga një katastrofë natyrore mbrëmë.Dëmet e shkaktuara në infrastrukturë, biznese familjare dhe shtëpi janë të mëdha.Prandaj Preshevës i nevojitet ndihmë. I duhet përkrahje.Inkurajoj të gjithë përfaqësuesit institucional në Kosovë e Shqipëri, t’i gjinden pranë Preshevës dhe qytetarëve të sajë.Katastrofat natyrore nuk mund t’i ndalim edhe sikur të bëhemi gjithë bashkë.

Por solidarizimin dhe mbështetjen konkrete për riparimin e gjendjes së shkaktuar, mbështetjen e familjeve dhe bizneseve të dëmtuara, mundemi!

Tirana, kryeqyteti jonë i përbashkët, bëri hapin e parë. Faleminderoj kryebashkiakun Veliaj.

Le të bëhemi bashkë të gjithë. Të jemi pranë Preshevës e me Preshevën.