ZHVILLIME TË PAPRITURA – LIDERËT FUTËN PËRSËRI NË PRESIDENCË
Një tjetër takim duket se do të ndodhë mes liderëve të vendit, pasi të fundit janë futur në Presidencë. Presidenti, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj raportohet se janë duke mbajtur një takim.
Sipas asaj që raporton Klan Kosova, tre liderët janë parë duke u futur para pak çastesh në Presidencë.
Një takim mes tyre është mbajtur edhe mbrëmë, ndërsa nuk është bërë ende e qartë kundërshtimet mes tyre. Gjatë ditës së sotme po ashtu është zhvilluar një takim me ambasadorin e ri amerikan në Kosovë, për të cilin raportohet se në shenjë pakënaqësie ka lëshuar takimin.